75 Mall Live Search
15:16 / E Premte, 14 Dhjetor 2018 / indeksADMonline

Zyrtare: Robben mbyll vitin 2018

Arjen Robben nuk do të luaj deri në fillim të vitit 2019.

Lajmi është konfirmuar nga trajneri i Bayern Munich, Niko Kovac.

“Arjen Robben nuk do të luajë më këtë vit. Ai ka probleme muskulore. Ne do të punojmë me të në mënyrë që të kthehet në aksion përsëri nga data 04.01.2019”, ka thënë Niko Kovac.

Ndërsa Robben i cili u bashkua me bavarezët në vitin 2009, ka thënë se ky është sezoni i tij i fundit në Mynih. /IndeksOnline/