Zyrtare: Roberto Mancini largohet nga Arabia Saudite

Roberto Mancini nuk do të jetë trajner i Arabisë Saudite.
Palët kanë rënë dakord për ndërprerjen e kontratës, e cila ishte deri në vtin 2027, shkruan IndeksOnline.
Deklarata e Federatës Saudite të Futbollit theksoi se vendimi u mor me marrëveshje të ndërsjellë midis bordit të drejtorëve dhe Mancinit, dhe jo me një shkarkim të njëanshëm. Kjo qasje sugjeron një ndarje miqësore të rrugëve, pavarësisht nga rezultatet dërrmuese.
Federata Saudite, tashmë po punon për trajnerin e ri kryesor.
Mancini morri drejtimin e Arabisë gjatë muajit gusht të vitit 2023.
Gjatë qëndrimit të tij prej 18 ndeshjesh me Arabinë Saudite, rekordi i Mancinit ishte 7 fitore, 5 barazime dhe 6 humbje. /IndeksOnline/