Zyrtare: Rodri vazhdon kontratën me Manchester Cityn

Mesfushori spanjoll, Rodri edhe zyrtarisht ka rinovuar kontratën me skuadrën e Manchester Cityt.
Lajmin e ka zyrtarizuar klubi anglez përmes faqes zyrtare, transmeton Indeksonline.
Rodri nënshkroi zgjatjen e kontratës edhe për tre vite të tjera dhe do të qëndrje te City deri në vitin 2027.
Pas vazhdimit të kontratës, mesfushori spanjoll tha se vendimi më i mire që ka marrë është ai kur vendosi të bashkohet me Manchester Cityn në vitin 2019.
“Bashkimi me Cityn në vitin 2019 është vendimi më i mirë që kam marrë në karrierën time. Sapo fillon të fitosh tituj të mëdhenj, nuk dëshiron të ndalesh.
City, mendoj se më ofron shanset më të mira për të fituar trofe dhe kjo është arsyeja pse jam shumë i kënaqur që do të qëndroj këtu për më gjatë”., tha Rodri.
Rodri u transferua nga Atletiko Madridi në vitin 2019 dhe deri tani ka bërë 151 paraqitje me Cityn.
Në sezonin që lamë pas, spanjolli ka shënuar 7 gola për Cityzens./Indeksonline/