20:53 / E Enjte, 27 Shtator 2018 / indeksADMonline

Zyrtare: Roma konfirmon largimin e madh nga klubi

Roma edhe zyrtarisht ka konfirmuar se Umberto Gandini është larguar nga klubi me marrëveshje të përbashkët pas raporteve që e lidhnin me Milanin.

Drejtori më parë ka punuar te ”Rossonerët”, por u largua në vitin 2016 pas ardhjes së Yonghong Li.

Ai ka qenë i lidhur me një rikthim te Milani për të punuar së bashku me Ivan Gazidis, transmeton IndeksOnline.

”Roma dhe Gandini mund të konfirmojnë se të dyja palët kanë arritur marrëveshje të përbashkët për t’i ndarë rrugët”, thuhet në njoftim.

”Klubi dëshiron ta falënderojë Gandinin për punën e tij të madhe dhe rezultatet e arritura gjatë kohës së tij si shef ekzekutiv i klubit”.

”Dhe shpresojmë që ai ta gjejë një sfidë të re sa më shpejt që është e mundur”./IndeksOnline/

Image result for umberto gandini

Temat: