75 Mall Live Search
12:26 / E Mërkurë, 20 Korrik 2022 / C E

Zyrtare: Roma prezanton në mënyrë të veçantë Dybalan

Paolo Dybala edhe zyrtarisht është një futbollist i Romës.

Kampionët e Conference League e kanë prezantuar yllin argjentinas në një mënyrë të veçantë në rrjetet sociale.

Argjentinasi është bashkuar me Jose Mourinhon me parametra zero nga skuadra e Juventusit.

Ai ka nënshkruar një kontratë që e mbanë atë në “Olympico” deri në verën e vitit 2025.

Dybala ishte pjesë e Juventusit për shtatë vite, kur u bashkua me “Zonjën e Vjetër” në vitin 2015 nga Palermo për 41 milionë euro. /IndeksOnline/