Zyrtare: Romelu Lukaku, lojtari më i mirë i sezonit në Serie A

Sulmuesi belg i Interit, Romelu Lukaku është zgjedhur si futbollisti më i mirë i Series A për sezonin që shkoj.
Belgu ishte futbollisti më i mirë i Inter, që u shpall kampion në fund, transmeton Indeksonline.
Ai arriti të shënoj 24 gola dhe pati 9 asistime. Lukaku pati një sezon fantastik me “Zi e kaltrit”.
Përveç Lukakut, lojtarët tjerë që kanë fituar çmime sot janë: Cristiano Ronaldo – sulmuesi më i mirë, Nicolo Barella – mesfushori më i mirë, Cristian Romero – mbrojtësi më i mirë dhe Gigi Donnarumma – portieri më i mirë./Indeksonline/