13:07 / E Hënë, 03 Shtator 2018 / indeksADMonline

Zyrtare: Ronaldo bëhet president i skuadrës së La Ligas

Skuadra e La Ligas, Real Valladolid ka konfirmuar se ish-futbollisti i Brazilit, Ronaldo ka blerë 51% të aksioneve të klubit.

42-vjeçari është presidenti i ri i klubit, duke zëvendësuar Carlos Suarez, i cili do të mbetet në bordin e drejtorëve, shkruan indeksonline.

Marrëveshja për të blerë më shumë se gjysmën e aksioneve në dispozicion thuhet se është me vlerë rreth 30 milionë euro.

Investimi i Ronaldos në klub përfundon një krizë për Valladolidin. Në fund të sezonit të kaluar ata u promovuan përsëri në La Liga pas një përvoje katërvjeçare në Secunda Division. /IndeksOnline/