75 Mall Live Search
12:27 / E Shtunë, 05 Qershor 2021 / B O

Zyrtare: Ruben Dias shpallet lojtari i sezonit 2020/2021 në Premierligë

Mbrojtësi i Manchester Cityt, Ruben Dias është shpallur lojtari më i mirë për sezonin 2020/2021 në Premierligë

Ruben Dias që nga transferimi i tij prej 68 milionë eurosh në Manchester City ka shkëlqyer dhe është bërë njëra nga figurat kryesore të “Citizens”.

Mbrojtësi portugez ka regjistruar 32 paraqitje dhe ka shënuar një gol këtë sezon në Premierligë. City nën udhëheqjen e tij në mbrojtje ka pasur 15 ndeshje pa pësuar gol.

Premierliga ka bërë të ditur se lojtari i sezonit 2020/2021 është Ruben Dias, ai kishte mposhtur konkurrencën nga Mason Mount, Bruno Fernandes, Kevin De Bruyne dhe Harry Kane.