Zyrtare: Rudari zgjedhet kandidat i LDK-së për Podujevë

Lidhja Demokratike e Kosovës ka zgjedhur kandidatin për Kryetar të Komunës së Podujevës.
Nexhmi Rudari është kandidati nga radhët e LDK-së i cili do të garojë me 15 mars për postin e numrit një të Podujevës.
Sic mëson IndeksOnline, Rudari ka pasur përkrahjen e plotë me vetëm një votë unanim, asnjë kundër dhe asnjë abstenim.
Vlen të theksohet se Podujeva do të shkojë në zgjedhje të jashtëzakonshme, pasi Agim Veliut u emëruar në pozitën e Ministrit të Punëve të Brendshme.
LDK do të përballet me Lëvizjen Vetëvendosje parti kjo e cila ende nuk e ka bërë të ditur emrin e kandidatit për kryetar. /IndeksoNline/