75 Mall Live Search
20:06 / E Martë, 05 Dhjetor 2017 / indeksADMonline

Zyrtare: Rusia përjashtohet nga Lojërat Olimpike

Pas hetimeve mbi dyshimet për një program të mbështetur nga shteti, Komiteti Olimpik Ndërkombëtar ka vendosur që ta përjashtojë Rusinë nga Lojërat Olimpike Dimërore në PyeongChang.

Komiteti Olimpik Ndërkombëtar ka vendosur që Rusisë t’i ndalohet të marrë pjesë në Lojërat Olimpike Dimërore të vitit tjetër në PyeongChang.

Por atletët rusë që mund ta dëshmojnë se janë të pastër nga përdorimi i dopingut mund të garojnë në Korenë e Jugut si neutralë.

Ky vendim i KON vjen pas hetimeve mbi dyshimet për një program dopingu të mbështetur nga shteti, në Lojërat Olimpike në Sochi, më 2014.