75 Mall Live Search
21:27 / E Enjte, 10 Janar 2019 / indeksADMonline

Zyrtare: Samsung Galaxy S10 lansohet muajin e ardhshëm

Tradicionalisht Samsung ka prezantuar telefonët më të mirë të linjës Galaxy S në Kongresin Mobil të Barcelonës por me Galaxy S10 gjërat ndryshojnë.

Këtë vit kompania do të thyejë traditën fillimisht raportoi Wall Street Journal e më pas konfirmoi Samsung.

Telefoni i cili përkon me 10 vjetorin e linjës do të prezantohet zyrtarisht më 20 Shkurt në San Francisco.

Krahas Galaxy S10-ës kompania do të sjellë për publikun telefonin e shumëpritur me ekran që paloset “Galaxy F”.

Sipas disa mediave telefoni me palosje do të kushtojë deri në 1,770 dollarë. Galaxy S10-ta gjithashtu vjen me premtimin e madh të 5G-së dhe disa kamera.

Një tjetër tipar që do të spikasë është ekrani pa “notch” for me kamerë nën ekran Infinity-O. Aktiviteti i konfirmua nga llogaria e Samsung Mobile në rrjetin social Twitter.