21:24 / E Mërkurë, 09 Shtator 2020 / indeksADMonline

ZYRTARE: Sandro Tonali është futbollisti më i ri i Milanit

Tashmë është zyrtare, mesfushori Sandro Tonali ka firmosur me klubin e Milanit.

Tonali sot firmos me Milanin dhe do të mbajë numrin 8’të të fanellës, shkruan IndeksOnline

Mesfushori ka firmos kontratë 5 vjeçare me klubin nga “San Siro”.

Tonali është një milanist i lindur, kështu që Presidenti i Brescia, Massimo Cellino siguroi se ishte një zgjedhje e lehtë për 20-vjeçarin.

Kujtojmë se për të interesim të madh kishte edhe rivali i përbetuar i Milanit, Interi.