Zyrtare: Cazorla nënshkruan me skuadrën spanjolle
Santi Cazorla rikthehet në shtëpi.
Pas 7 vitesh mesfushori me tipare sulmuese do të jetë sërish pjesë e Villarealit në La Liga. Me Nëndetsen e Verdhë, Cazorla ka luajtur nga 2003 deri në 2006 dhe nga 2007 deri në 2011-ën. Cazorla nuk luan që nga viti 2016-të për shkak të dëmtimit që pësoi në tendinën e Akilit. Pas 6 sezonesh në moshën 33-vjeçare Cazorla ka lënë Arsenalin për t’u bashkuar sërish me Villarealin.
BREAKING: Villarreal confirm that Santi Cazorla has joined the club for a third spell ? pic.twitter.com/tD7HZj8VkE
— B/R Football (@brfootball) June 5, 2018