Zyrtare: Sarri lë Chelsean për Juventusin
Maurizio Sarri nga e diela ka ndërprerë bashkëpunimin me skuadrën londineze Chelsea edhe pse ka kontratë valide.
‘Blutë’ kanë arritur marrëveshje me Juventusin që Sarri të drejtoj ‘Zonjën e vjetër’, njofton faqja zyrtare e ekipit anglez.
“Kemi pasur një takim mes dy klubeve para finales kundër Arsenalit në Ligën e Evropës dhe Sarri na ka bërë të qartë që dëshiron të largohet duke shpjeguar arsyet e tij. Ne e kemi respektuar këtë vendim” ka thënë menaxherja kryesore e Chelseat, Marina Granovskaia.