75 Mall Live Search
12:20 / E Diele, 05 Janar 2020 / indeksADMonline

Zyrtare: Sebino Plaku transferohet te Gjilani

Gjilani dhe futbollisti nga Shqipëria, Sebino Plaku, kanë arritur marrëveshje bashkëpunimi, nga ku do ta mbajë futbollistin e lartëcekur si pjesë e skuadrës së Gjilanit deri në fund të këtij edicioni garues.

Në stinorin vjeshtor, Sebino Plaku ishte pjesë e KF Llapit, ndërsa nuk arriti t’i tregojë kualitetet e tij.

I lindur në Tiranë, Plaku, karrierën e tij futbollistike e nisi me Partizanin e Tiranës.Sulmuesi më i ri i Gjilanit, pas vetes ka karrierë të gjatë futbollistike, ndërsa në këtë edicion ai luajti për skuadrën e Llapit nga Podujeva.

Sebino Plaku, gjithashtu kishte luajtur edhe në skuadra të ndryshme në Shqipëri, ku karrierë kishte bërë edhe në kampionatet Europiane, më saktësisht në Poloni me skuadrën e Slask Wroclaw dhe në Norvegji me skuadrën e FC Hamkam.