75 Mall Live Search
18:56 / E Hënë, 24 Maj 2021 / OSH

Zyrtare: Sergio Busquets kapiteni i Spanjës në Kampionatin Evropian

Kombëtarja e Spanjës sot publikoi listën e futbollistëve tëftuar për Kampionatin Evropian që mbahet këtë vit.

Pjesë e kësaj liste nuk ishte kapiteni i Spanjës dhe i Real Madridit, Sergio Ramos, transmeton Indeksonline.

Ramos nuk u ftua pasi që kishte probleme me lëndime dhe kishte kërkuar që të mos ftohej.

Në mungesë të Ramosit, kapiten i Spanjës do të jetë futbollisti i Barcelonës, Sergio Busquets.

Busquets është ndër futbollistët me më përvoj dhe ndër më të vjetrit te kombëtarja spanjolle./Indeksonline/