Zyrtare: Sergio Reguilon, transferohet tek Tottenham

Tottenham ka zyrtarizuar transferimin e mbrojtësit, Sergio Reguilon.
Spanjolli do të jetë pjesë e londinezëve sezonin e ardhshëm, transmeton Indeksonline.
“Tottenham ka lojtarë të klasit botëror dhe një trajner të klasit botëror. Nuk mund të pres të punoj me të”, ishin fjalët e para të spanjollit.
Spurs e bleu mbrojtësin nga skuadra e Real Madrid./Indeksonline/