75 Mall Live Search
15:44 / E Martë, 25 Maj 2021 / Blerim

Zyrtare: S’është Lewandowski, ky është futbollisti i sezonit në Bundesliga

Erling Haaland është fituesi i çmimit ‘Futbollisti i Sezonit’ në Bundesliga për edicionin 2020/21.

Sulmuesi i Kombëtares së Norvegjisë bëri një sezon fantastik me Borussia Dortmund, shkruan IndeksOnline

Haaland shënoi 27 gola dhe bëri 6 asisitme gjatë këtij sezoni në Bundesliga.

Për këtë çmim, norvegjezi mposhti golashënuesin më të mirë në Europë, Robert Lewandowski – ky i fundit shënoi 41 gola dhe bëri 7 asistime./IndeksOnline/