ZYRTARE: Shaqiri pensionohet nga Zvicra

Xherdan Shaqiri sapo ka njoftuar pensionimin nga përfaqësuesja e Zvicrës. Shaqa ka njoftuar këtë vendim me një njoftim në Facebook.
“7 turne, shumë gola, 14 vjet me Kombëtaren e seniorëve të Zvicrës dhe momente të paharrueshme. Është koha për t’i thënë lamtumirë kombëtares. Mbeten kujtime të mëdha dhe për këtë ju them të gjithëve: FALEMINDERIT” shkruan Shaqa në njoftim./Indeksonline/