75 Mall Live Search
13:37 / E Enjte, 18 Janar 2024 / Gj. Sh

Zyrtare: Sheraldo Becker nënshkruan me Real Sociedad-in

Skuadra nga La Liga, Real Sociedad ka nënshkruar me lojtarin e Union Berlinit, Sheraldo Becker.

28-vjeçari, erdhi si zëvendësim i Mohamed Ali-Cho i cili u largua drejt Nice dhe la një boshllëk të madh në repartin e sulmit.

Surinamezi, nënshkroi kontratë për tre vite me klubin bask me mundësi vazhdimi edhe për një vit.

Becker ishte një ndër lojtarët kyç tek ekipi nga Bundesliga gjermane, Union Berlini që nga ardhja e tij në vitin 2019, ku me paraqitjet e tij çoi ekipin në Ligën e Kampionëve./Indeksonline/