10:25 / E Premte, 01 Shtator 2023 / mp

Zyrtare: Shkalla e papunësisë në Kosovë 12.6%

Zbutet numri i papunsisë në vend. Nga 30 % sa ishte para vitit 2019-të, numri i papunësisë ka rënë në 12.6 %.

 Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK) ka publikuar rezultatet e Anketës së Fuqisë Punëtore për vitin 2022. Bazuar në këto të dhënat  rreth dy të tretat e popullsisë në Kosovë  (1 195 426) janë popullsi në moshë pune (36 269 më pak se në vitin paraprak).

Persona aktiv ishin 21 571 më pak se në vitin paraprak. Persona joaktiv ishin 14 698 më pak se në vitin paraprak. Persona të punësuar ishin 20 509 më shumë se në vitin paraprak. Persona të papunësuar ishin 42 080 më pak se në vitin paraprak.

Përqindja e meshkujve të punësuar ishte 3,5% më e lartë sesa në vitin paraprak. Kurse, përqindja e femrave të punësuara ishte 1,9% më e lartë se në vitin paraprak.

Shkalla e punësimit ishte 2,7% më e lartë sesa në se në vitin paraprak. Shkalla e papunësisë ishte më e ulët për (- 8,1%) sesa në vitin paraprak.

Kurse tek të rinjtë (15-24 vjeç), shkalla e papunësisë ishte më e ulët për (-16,6%) sesa në vitin paraprak.

 Shkalla e jo-aktivitetit vazhdon të mbetet mjaft e lartë. Shkalla e jo-aktivitetit vazhdon të mbetet  mjaft e lartë (61,4 %), duke u rritur për 0,7%, krahasuar me  vitin paraprak.

 Shkalla e jo-aktivitetit tek femrat ishte shumë e theksuar me 78,0 %, krahasuar me meshkujt, 44,5 %.

 Tregtia, ndërtimtaria dhe arsimi prijnë me punësim

Sektorët ekonomikë, që prijnë me punësim, vazhdojnë të jenë: tregtia me 19,3%, ndërtimtaria 11,0%,  arsimi me 10,8%, prodhimi me 8,9%, administrata publike dhe mbrojtja me 8,1%, etj.

Femrat ishin të punësuara, kryesisht në sektorët e arsimit, tregtisë dhe kujdesit shëndetësor, me 55,6% të tyre. Ndërsa, meshkujt ishin kryesisht të punësuar në sektorët e tregtisë, ndërtimtarisë, prodhimit, aktivitete akomodimi dhe shërbimesh ushqimi dhe administratë publike dhe mbrojta, me 60,6%.

Ky publikim ofron të dhëna statistikore për treguesit e tregut të punës bazuar në Anketën e Fuqisë Punëtore (AFP). Për realizimin e AFP-së, 2022, metodologjia dhe standardet e aplikuara nga ana e ASK-së janë të harmonizuara me rekomandimet e Eurostat-it.