Zyrtare: Shkarkohet trajneri i parë në Serie A (Foto)
Është shkarkuar nga detyra, trajneri i parë këtë sezon në Serie A.
Bëhet fjalë për Massimo Rastellin, i cili edhe zyrtarisht është larguar nga skuadra e Cagliari Calcio.
Lajmin e ka bërë të ditur klubi përmes një deklarate në rrjetet sociale.
“Cagliari raporton se ka larguar Massimo Rastellin nga udhëzuesi teknik i skuadrës së parë”, shkruhet në një pjesë të deklaratës.
48-vjeçari ishte pjesë e Cagliarit që nga viti 2015, duke i ndihmuar klubit ta fitoj Serie B, sezonin 2015/16./IndeksOnline