13:03 / E Mërkurë, 13 Qershor 2018 / indeksADMonline

Zyrtare: Shkëndija blen kartonin e plotë të Visar Musliut

Visar Musliu zyrtarisht është futbollist i ri i Shkëndijës.

Mbrojtësi 23 vjeçar firmos kontratë dy vjeçare dhe periudhën në vazhdim do jetë në pronësi të plotë të kuqezinjve.

Reprezentuesi i Maqedonisë gjashtë muajt e kaluar ishte lojtar i FC Prishtinës dhe te Shkëndija luajti në formë të huazimit, duke u bërë pjesë e arritjes historike në fitimin e titullit të kampionit dhe trofeut të Kupës së Maqedonisë.

Në gjysme sezonin pranveror me fanellën kuqezi zhvilloi 15-të paraqitje kampionale në të cilat shënoi dy gola, ndërsa realizoi 3 gola në kuadër të Kupës dy prej të cilëve në finale. /IndeksOnline/