19:47 / E Hënë, 12 Mars 2018 / indeksADMonline

Zyrtare: Shoku i Abramovichit bëhet trajner i Vitesses (Foto)

Skuadra e Vitsses ka nënshkruar marrëveshje me trajnerin e ri.

Bëhet fjalë për Leonid Slutskiy, i cili ka nënshkruar kontratë dy vjeçare me ekipin holandez, shkruan IndeksOnline.

46-vjeçari ishte trajner i Rusisë gjatë Euro 2016. Ai gjithashtu ishte në stolin e CSKA Moskës dhe Hull Cityt.

Slutskiy ishte i lidhur ngushtë edhe me ekipin e Chelseat, pasi bosi Roman Abramovich e ka shok të ngushtë dhe pretendohet shumë që ai e shtyu atë të bëhet trajner i Vitesses, pasi një përqindje e aksioneve janë të tij.

Slutskiy do të filloj punën me djelmoshat e Vitesses menjëherë pas përfundimit të sezonit aktual./IndeksOnline/