75 Mall Live Search
16:46 / E Premte, 13 Mars 2020 / indeksADMonline

Zyrtare: Shtyhet miqësorja Angli – Itali

Koronavirusi prek edhe ndeshjet e skuadrave kombëtare, pas sfidave kualifikuese për Botërorin e vitit 2022 në Amerikën e Jugut, dhe disa miqësoreve të luksit, është shtyrë edhe sfida në program më 27 mars mes Anglisë dhe Italisë që do të luhej në Wembley.

Ky vendim erdhi pasi federate angleze ka pezulluar të gjitha takimet e futbollit në ishull deri në datën 4 prill.

Mbetet për t’u parë se çfarë do të ndodhë pas 3 javësh por e sigurt është që dueli miqësor i luksit mes Anglisë dhe Italisë nuk do të luhet.