Zyrtare: Shtyhet ndeshja Bologna – Milan, nuk dihet kur do të luhet

Edhe zyrtarisht është shtyer ndeshja mes Bolognas dhe Milanit, e vlefshme për javën e 9-të të Serie A.
ndeshja ishte paraparë të zhvillohet të shtunen me 26 tetor, nga ora 18:00, por pas mbledhjes së drejtuesve të dyja klubeve dhe Federatës Italiane, kjo ndeshje është shtyer për një datë të pacaktuar, shkruan IndeksOnline.
Arsyeja e shtyerjes së ndeshjes është se autoritetet lokale të Bolognas paralajmëruan se ndeshja nuk do të mund të zhvillohet këtë javë në “Stadio Dall’Ara”, shkaku i rrezikut të përmbytjeve në zonë.
Milani dhe Bologna janë pjesë e Ligës së Kampionëve, andaj është shumë, shumë e vështirë që kjo ndeshje të luhet para janarit të vitit të ardhshëm./IndeksOnline/