14:32 / E Premte, 18 Shtator 2020 / indeksADMonline

Zyrtare: Shtyhet ndeshja Drita – Llapi

Ndeshja midis Dritës e Llapit, e planifikuar të luhet në këtë fundjavë, është shtyrë.

Kjo për shkak se Drita ende është e angazhuar në gara evropiane, transmeton Indeksonline.

Komisioni i garave ka miratuar kërkesën e FC Drita, që ndeshjen e javës së parë kundër Llapit dhe ndeshjen e javës së dytë kundër Trepçës ’89 t’i shtyjë për më vonë për shkak të pjesëmarrjes në garat e Ligës së Evropës./Indeksonline/