16:55 / E Enjte, 25 Shkurt 2021 / Blerim

Zyrtare: Shtyhet ndeshja e rëndësishme e Serie A-së

Serie A ka vendosur që të shtyjë ndeshjen ndërmjet Torinos dhe Sassuolos, duel ky i planifikuar të luhet të premten.

Ky takim u shtyje si shkak i Covid-19 dhe do të luhet me 17 mars, shkruan IndeksOnline

Në skuadrën e Torinos janë tetë futbollistë pozitiv me Covid-19, ku klubit i’u desht t’i anulonte edhe stërvitjet.

Torino është izoluar dhe njoftimi zyrtar i shtyrjes së ndeshjes së nesërme në Serie A do të bëhet nesër.

Ndeshja do të luhet më 17 Mars në orën 15.00.