Zyrtare: Shtyhet ndeshja Manchester City-Real Madrid

Tani më edhe zyrtarisht është shtyrë ndeshja e Ligës së Kampionëve në mes Manchester City dhe Real Madridit.
Vendimi për shtyrjen e kësaj ndeshje është marrë në bashkëpunim me UEFA-n, pas konfirmimit që futbollistët e Real Madridit do të izolohen për 15 ditë, transmeton IndeksOnline.
Klubi anglez ka thënë që i dëshiron më të mirat për futbollistët dhe stafin e Real Madridit.
Kurse ende nuk ka ndonjë konfirmim për datën e radhës së kur do të zhvillohet kjo ndeshje./IndeksOnline/.