Zyrtare: Shtyhet ndeshja Prishtina – Dukagjini
Skuadra e Prishtinës ka konfirmuar se ndeshja e javës së dytë kundër Dukagjinit s’ do të zhvillohet këtë fundjavë.
Takimi ishte parashikuar të zhvillohej në stadiumin ‘Fadil Vokrri’, por Federata e Futbollit kishte kërkuar që të ruhej terreni për shkak të ndeshjeve të Kosovës.
Ndeshja mund të zhvillohet, më 25 shtator. Ky është njoftimi i Prishtinës.
“Ndeshja e javës së dytë, Prishtina – Dukagjini, e paraparë të zhvillohet në këtë fundjavë, është anuluar nga Komisioni për gara pran FFK-s, për arsye të ruajtjes së fushës për ndeshjen kualifikuese, Kosovë – Çeki.Ndeshja nuk është caktuar kur do të luhet, por si datë e mundshme është dita e mërkurë, 25 shtator. Ndërsa, Prishtina e zhvillon javën e 3-të me Feronikelin pas 10-ditësh në Drenas”.