75 Mall Live Search
20:09 / E Martë, 13 Shtator 2022 / AR

Zyrtare: Sigal Prishtina mbetet pa trajner, ja kush do ta drejtojë klubin

Përmes një komunikate zyrtare në faqen e klubit, Sigal Prishtina ka njoftuar se ka ndarë rrugët me trajnerin Ekrem Memnun.

Memnun iu bashkua gjigantit kosovar të basketbollit në muajin gusht të këtij viti, me ftesën për të udhëhequr miqtë e tij në Prishtinë.

Por, aventura e tij ishte tejet e shkurtër, ku vetëm pas një muaji, Memnun largohet nga posti i trajnerit te Sigal Prishtina për arsye personale.

Deri në vendimin e radhës, klubi do të drejtohet nga Bilge dhe Rashica.