Zyrtare: Simon Simoni prezantohet te skuadra e re

Portieri i Kombëtares së Shqipërisë, Simon Simoni është bërë me skuadër të re gjatë afatit kalimtar të janarit.
Simoni është huazuar te skuadra e Kaiserslauternit, shkruan Indeksonline
Portieri “kuqezi” ka nënshkruar kontratë 18 mujorshe në formë huazimi, por skuadra gjermane ka të drejt blerje në fund.
Simoni u largua nga Ingolstadi dhe u rikthye te Eintracht Frankfurti, por tani ka gjetur menjëherë klubin e ri./Indeksonline./
ℹ️🦅 Simoni off on loan to Kaiserslautern
— Eintracht Frankfurt (@eintracht_eng) January 15, 2025
Simon Simoni’s loan spell with Ingolstadt has been brought to an early conclusion, with the goalkeeper now going on an 18-month deal to 1. FC Kaiserslautern.#SGE