75 Mall Live Search
18:24 / E Premte, 12 Korrik 2024 / Gj. Sh

Zyrtare: Simone Inzaghi vazhdon kontratën me Interin

Simone Inzaghi ka vazhduar kontratën si trajner i ri i Interit.

Italian do të jetë në krye të zikaltërve deri në qershor të vitit 2026. shkruan IndeksOnline.

Me kontratën e re, Inzaghi do të përfitojë 6.5 milionë euro në sezon, plus 3 të tjera në total bonus.

“Kisha oferta të shumta, por zgjodha të qëndroj te Interi, pasi jam këtu prej tre sezonesh dhe kam kaluar shumë mirë. Falënderoj shoqërinë për besimin që më dha dhe tani nuk na mbetet gjë tjetër veçse të nisim përgatitjet për sezonin e ri. Të fitosh është shumë e vështirë, por të konfirmohesh është akoma më e komplikuar, ndaj duhet të punojmë shumë më tepër”, deklaroi Inzaghi pas vazhdimit të kontratës./IndeksOnline/