18:55 / E Shtunë, 01 Maj 2021 / Blerim

Zyrtare: Skuadra e Superligës së Kosovës shkarkon trajnerin

Skuadra e Feronikelit ka larguar nga detyra e trajnerit, Klodian Duron.

Lajmin e ka bërë të ditur vet klubi përmes rrjeteve sociale, shkruan IndeksOnline

“FC Feronikeli, nëpërmjet kësaj komunikate për media, konfirmon që  ka shkëputur bashkëpunimin me kryetrajnerin e klubit, Klodian Duro”, shkruhet në njoftimin e klubit nga Superliga.

Ky shkarkim vjen pas humbjes 3 me 1 nga Drita në xhiron e 32-të të Superligës së Kosovës.

Po ashtu ‘Nikli’ njofton se klubin do ta menaxhoj trajneri, Faruk Elshani./IndeksOnline/