75 Mall Live Search
10:59 / E Hënë, 13 Maj 2019 / indeksADMonline

ZYRTARE: Skuadra e Premierligës shkarkon trajnerin

Ka përfunduar sezoni 2018/19 i Premierligës dhe tashmë dihet gjithçka për çdo skuadër.

Skuadrat kanë filluar të mendojnë për sezonin e ardhshëm dhe ata që dështuan t’i seleksionojnë fajtorët.

Skuadra e parë që ka reaguar është Brighton që ka njoftuar se ka shkarkuar trajnerin, Chris Hughton.

Ai ka shënuar vetëm tri fitore në 23 ndeshjet e fundit të sezonit.

Hughton mori frenat e skuadrës në vitin 2014 kur zëvendësoi Sami Hyypian.

Brighton i shpëtoi rënies në Championship për vetëm dy pikë duke përfunduar në vendin e 17-të me vetëm 36 pikë. /IndeksOnline/