ZYRTARE: Skuadra e Superligës liron të gjithë lojtarët e huaj

Në Kosovë brenda dy ditësh janë paraqitur 5 raste që rezultuan pozitiv me epideminë e quajtur koronavirus.
Kjo ka bërë që Qeveria e Kosovës të ndal gjitha akitivetet sportive në vend, kurse, skuadrat kosovare kanë pezulluar stërvitjete e tyre gjatë këtyre ditëve.
Kjo ka bërë që skuadra e Rahovecit në basketboll të liron gjithë lojtarët e huaj të skuadrës.
Më poshtë njoftimi i tyre zyrtar:
Klubi liron lojtarët e huaj
Momente të tilla si këto, ku sporti nuk është as dytësor e as tretësor, ndiejmë nevojën tonë për të qëndruar brenda në shtëpi dhe kështu mos ta përhapim edhe më shumë pandeminë që po shkakton viktima e numër të madh të të prekurve.
Kësisoj, duke analizuar situatën dhe duke parashikuar se ky sezon basketbollistik tashmë është pezulluar dhe nuk dihet se kur do të fillojë nëse do të fillojë, i kemi liruar të gjithë basketbollistët e huaj.
Ne falenderojmë secilin prej tyre për kontributin e çmuar që e kanë dhënë për skuadrën tonë, me shpresën se dikur, do të takohemi sërish.
Do të ishte jo-njerëzore nga ana jonë që t’i mbajmë edhe më tutje në kampin tonë, kur kemi parasysh faktin e izolimit të propozuar nga instancat më të larta shtetërore
Thank to all of you for what you did for our club, our fans and our city in general. Wish you all bests and hopefully we’ll meet again, sometime.