14:28 / E Shtunë, 10 Qershor 2023 / Gj. Sh

Zyrtare: Sobowale përshëndetet me Malishevën, ky është mesazhi i tij

Malisheva ka njoftuar se sulmuesin anglez, Sobowale nuk do të jetë pjesë e skuadrës për sezonin e ardhshëm.

25-vjeçari është përshëndetur me skuadrën pas ii ka skaduar kontrata dy vjeçare, shkruan IndeksOnline.

Sobowale përmes faqes së klubit, ka dhënë një mesazh ku thotë se do të nis një kapitull të ri në karrierën e tij.

‘’Po filloj një kapitull të ri në karrierën time dhe do doja të ju falënderoja për dy vitet e fundit, disa prej juve i kam njohur më gjatë, si do që të jetë, e çmoj që njoha secilin prej jush. Jemi rritur bashkë si klub, si lojtarë e më e rëndësishmja si njerëz. Isha i kënaqur që isha pjesë e ekipit dhe ju dëshiroj suksese klubit, lojtarëve dhe stafit.’’, ka thënë ai.

Sulmuesi anglez në sezonin e fundit ka shënuar 10 gola për Malishevën, derisa karrierën do ta vazhdojë te skuadra e Laçit në Shqipëri./IndeksOnline/