75 Mall Live Search
17:50 / E Enjte, 14 Korrik 2022 / Gj. Sh

Zyrtare: Strakosha transferohet tek Brentford

Portieri shqiptar Thomo Strakosha edhe zyrtarisht është futbollist i ri i skuadrës angleze Brentford.

Transferimi i tij është zyrtarizuar edhe në faqen zyrtare të klubit, transmeton Indeksonline.

Strakosha me skuadrën e Brentfordit ka nënshkruar kontratë deri më 30 qershor 2026.

Ai u transferuar si lojtar i lirë, pasi që pas 10 viteve qëndrim te skuadra e Lazios nuk e vazhdoi kontratën me klubin italian./Indeksonline/