13:16 / E Hënë, 18 Mars 2019 / indeksADMonline

Zyrtare: Suarez mbetet dy javë jashtë fushave

Luis Suarez do të jetë jashtë fushave për 15 ditë pas lëndimit që pësoi në fitoren 1-4 të Barcës kundër Real Betis.

Uruguaiani u zëvendësua në pjesën e dytë dhe iu nënshtrua testeve të mëtejshme të hënën për të zbuluar shkallën e dëmit, shkruan Indeksonline.

Klubi njoftoi se do të jetë jashtë për 10-15 ditë dhe ai u tërhoq nga detyra ndërkombëtare me Uruguajin për t’u nënshtruar trajtimit në Spanjë.

Suarez do të mungon në ndeshjen kundër Espanyol dhe Villarreal derisa pritet të rikuperohet për ndeshjen e Ligës së Kampionëve kundër Manchester United. /IndeksOnline/