75 Mall Live Search
19:49 / E Premte, 18 Tetor 2024 / Gj. Sh

Zyrtare: Suhareka ndërprenë bashkëpunimin me Shpëtim Duron

Shpetim Duro nuk do të jetë trajner i FC Suharekës.

Përmes një njoftimi zyrtar. FC Suhareka ka bërë të ditur se me marrëveshje të dyanshme kemi ndërprerë bashkëpunimin me kryetrajnerin Shpetim Duro, shkruan IndeksOnline.

Duro morri drejtimin e verdhezinjëve në fillim të këtij sezoni, por pas disa rezultatetve jo të mira në ndeshjet e fundit, ka ardhur ndërprerja e bashkëpunimit.

Postimi i plotë:

𝐅𝐚𝐥𝐞𝐦𝐢𝐧𝐝𝐞𝐫𝐢𝐭 𝐩𝐫𝐨𝐟𝐞𝐬𝐨𝐫 𝐃𝐮𝐫𝐨 !

Ju njoftojmë që me marrëveshje të dyanshme kemi ndërprerë bashkëpunimin me kryetrajnerin Shpetim Duro.

Ndihemi te lumtur për bashkëpunimin dhe shumë mirenjohës për punën e bërë deri më tani ku ishte kënaqësi që në rradhët tona kishim një njeri si Shpetim Duro.

Ju urojmë shumë suksese në vazhdim e gjithë kryesia, staffi dhe futbollistët të jemi falenderues për gjithqka./IndeksOnline/