Zyrtare: Super ndeshja e La Ligas do të zhvillohet në SHBA
LaLiga, së bashku me Villarreal CF dhe Atlético Madrid, kanë paraqitur një kërkesë zyrtare në Federatën Spanjolle të Futbollit (RFEF) për të luajtur ndeshjen e xhiros së 16-të, me 6 dhjetor 2019 në ora 22:00 me kohë spanjolle (16:00 koha lokale), në Stadiumin Hard Rock në Miami.
Kjo kërkesë është pjesë e strategjisë së vazhdueshme të LaLiga për rritjen ndërkombëtare. Me miliona ndjekës të LaLigës në të gjithë botën, shkruan Indeksonline.
Zgjedhja e skuadrave është bërë për shkak të interesit dhe gatishmërisë së treguar nga të dy klubet.
Lojtarët dhe trajnerët e të dy skuadrave janë informuar dhe kanë treguar entuziazmin e tyre për të qenë në gjendje të luajnë para tifozëve në Shtetet e Bashkuara.
Shoqata e Futbollistëve Spanjollë (AFE) gjithashtu është informuar për kërkesën. /IndeksOnline/