75 Mall Live Search
10:06 / E Premte, 03 Tetor 2025 / G T

Zyrtare: Sylvinho zbulon “ushtarët” për ndeshjen kundër Serbisë

Kombëtarja e Shqipërisë ka zbuluar listën e futbollistëve për ndeshjen ndaj Serbisë, e vlefshme për kualifikim në Kupën e Botës 2026

Trajneri Sylvinho ka zbuluar listën me lojtarët që do të udhëtojnë në Serbi më 11 tetor, shkruan Indeksonline

Ndeshja Serbi – Shqipëri do të luhet më 11 tetor, në stadiumin “Gradski stadion Duboçica” në Leskovc, në orën 20:45.

Ndërsa miqësorja Shqipëri – Jordani do të zhvillohet më 14 tetor, në stadiumin “Air Albania”, në orën 19:00.

Ashtu siç është bërë e ditur, sipas marrëveshjes së arritur para nisjes së edicionit kualifikues, nuk do të ketë tifozë shqiptarë në Leskovc, ashtu siç nuk kishte tifozë serbë në Tiranë.

Seanca e parë stërvitore e Kombëtares…, do të zhvillohet më 6 tetor./Indeksonline/

May be an image of 4 people, people playing soccer and text that says 'LISTA E KOMB MBETARES FIFA PORTIERE THOMAS STRAKOSHA MARIO DAJSINANI SIMON SIMONI MESFUSHORE MEDON BERISHA VLBER RAMADANI JULJAN SHERU KRISTJAN ASLLANI QAZIM LAÇI ADRION PAJAZITI NEDIM BAJRAMI JASIR ASANI ARBER HOXHA MBROJTES ARDIAN ISMAJLI ELSEID HYSAJ IVAN BALLIU MARIO MITAJ NASER A ENEA MIHAJ KUSMAN CAKE BERAT GJIMSHITI ARLIND AJETI SULMUES UZUNI MIRLIND DAKU ARMANDO BROJA REY MANAJ TRAJNER SYLVIO MENDES CAMPOS JUNIOR 11 TETOR DUBOĆICA STADIUM 20:45 14 TETOR AIR ALBANIA 19:00'