Zyrtare: Talenti i Milanit transferohet në Zvicër

Talenti i Milanit, Leroy Abanda Mfomo është huazuar te skuadra zvicerane, Xamax.
19 vjeçari do të luaj për pjesën tjetër të sezonit në Superligën zvicerane, shkruan Indeksonline.
Francezi ishte pjesë e të rinjve të Milanit dhe nuk ka luajtur asnjë lojë me skuadrën e parë.
Ai u bashkua me kuqezinjtë një vit më parë nga Monaco për 400.000 euro. /IndeksOnline/