13:47 / E Mërkurë, 15 Korrik 2020 / indeksADMonline

Zyrtare: Talenti i Trepçës 89 transferohet në Maqedoninë e Veriut

Trepça 89 nga sezoni i ardhshëm nuk do të mund të llogarisë në talentin 18 vjeçar, Arlind Shabani.

Ai nga sezoni i tjetër do të jetë pjesë e ekipit nga Maqedonia e Veriut, FC Struga, transmeton Indeksonline.

Lajmin e ka bërë të ditur vet futbollisti në profilin e tij në Facebook.

Shabani këtë sezon ishte i huazuar tek ekipi i Ramiz Sadikut dhe shihet si një nga talentët me të ardhme të ndritur./Indeksonline/