Zyrtare: Talenti kosovar që e kërkonin tri kombëtare, bëhet me skuadër të re

Super talenti kosovar, Valon Hamdiu është bërë me skuadër të re.
Përmes një postimi në Facebook, Hamdiu e ka konfirmuar se ngatash do të luaj për ekipin e Zvicrës, FC Schaffhausen, transmeton Indeksonline.
Ky ekip bën gara në Ligën e Parë të Zvicrës. Në tri ndeshjet e para të këtij sezoni, Schaffhausen ka grumbulluar 6 pikë dhe synon të hyjë në Superligën e Zvicrës.
Hamdiu tashmë ka pranuar të luaj për kombëtaren e Kosovës. Në ndeshjen e fundit të Kosovës U21, ai ishte në bankën rezervë.
22 vjeçari së fundmi ishte pjesë e ekipit zviceran, Ëinterthur. Para se ta zgjidhte Kosovën, Hamdiun e kërkuan kombëtarja e Shqipërisë, Maqedonisë së Veriut dhe Zvicra, por ai zgjodhi të bëhej “Dardan”./Indeksonline/