Zyrtare: Taulant Xhaka vendos për të ardhmen e tij, a do të qëndrojë në Basel?

Futbollisti me prejardhje shqiptare, Taulant Xhaka, ka marrë një vendim për të ardhmen e tij.
Ai e ka vazhduar kontratën me klubin e Baselit, transmeton Indeksonlin.
Ekipi zviceran ka njoftuar që Xhaka ka nënshkruar një kontratë të re që e mban atë në klub deri në vitin 2024.
Mesfushori shqiptar është pjesë e Baselit që nga viti 2010-të./Indeksonline/
? Taulant Xhaka bleibt bis 2024! Hol dir jetzt das neue FCB-Trikot ➡️ https://t.co/RlIcDzhbjI!#FCBasel1893 #zämmestark #rotblaulive pic.twitter.com/E51qTBZF2U
— FC Basel 1893 (@FCBasel1893) September 11, 2020