Zyrtarë të klubit gjerman në ndeshjen e Superligës
Bashkëpunimi i klubeve kosovare me ato të Evropës vazhdon të mos jetë në nivelin që klubet kosovare kanë nevojë. Së këndejmi, Çdo veprim në përmirësimin e këtij bashkëpunimi është lajm I mirë për futbollin dhe klubet tona. Kështu, KF Llapi ka bërë të ditur se delegacioni I një klubi gjerman do të jetë të shtunën I ftuar në takimin e Llapit me Gjilanin, por nuk është specifikuar se për cilin klub është fjala.
Njoftimi i KF Llapit
Ju njoftojmë se të shtunën më 13 prill në ora 15:30 në stadiumin “Zahir Pajaziti” do të zhvillohet ndeshja e javës së 27-të e IPKO Superligës, ku skuadra jonë Llapi do kërkoj fitoren e radhës ndaj skuadrës së Gjilanit.
Në ndeshjen e së shtunës prezent do jenë e gjithë Kryesia e një klubi gjerman, me të cilët Kryetari i klubit dhe Kryetrajneri Tahir Batatina kanë arritur marrëveshje bashkëpunimi për ta mbështetur skuadrën e Llapit dhe talentëve llapjanë tu hapen dyert drejt daljes në Evropë. Poashtu prezent do jenë edhe Kryetari i klubit të Llapit dhe Drejtorët gjeneral të klubit për Evropë.
Pra, me anë të këtij njoftimi u bëjmë me dije se ardhja juaj të shtunën na ndihmon që të bindën Kryesia e klubit gjerman se ne jemi qyteti i futbollit, andaj të bashkuar të shtunën duhet t’i përkrahim djemtë e klubit drejt qëllimit. “LEGJENDAT” do të identifikohen dhe do hynë në ndeshje pa pagesë, por ata duhet të ndezin me super atmosferë në tribuna.