12:38 / E Diele, 18 Nëntor 2018 / indeksADMonline

Zyrtarë të lartë të DFB-së mysafirë të veçantë të presidentit Ademi në ndeshjen Kosova – Azerbajxhani

Bashkëpunimi e mbi të gjitha miqësia e kultivuar me vite ndërmjet Federatës së Futbollit të Kosovës dhe Federatës së Futbollit të Gjermanisë (DFB), e që po vazhdon edhe më tutje, ka bërë që zyrtarë të lartë të DFB-së si Rainer Milkoreit ish-nënkryetar dhe ambsador nderi i Kosovës, Erwin Bugar nënkryetar, bashkë me Fekmi Konxheli e vëllëzërit Zija e Nexhat Shoshi që kanë ndihmuar dhe mbështetur FFK-në në zhvillimin e saj dhe integrimin në mekanizmat ndërkombëtar do të jenë mysafirë të veçantë të presidentit të FFK-së, Agim Ademi në ndeshjen e fundit të Ligës së Kombeve, Kosova – Azerbajxhani.

Ky do të jetë një respekt për miqësinë dhe për mbështetjen që këta njerëz kanë dhënë për FFK-në dhe futbollin e Kosovës në përgjithësi./IndeksOnline/

Temat: