17:00 / E Mërkurë, 31 Tetor 2018 / indeksADMonline

Zyrtarë të MTI-së vizitojnë institutin meteorologjik të Turqisë

Zëvendësministrja e Ministrisë së Tregtisë dhe Industrisë, Arbëreshë Krasniqi ka njoftuar se sot së bashku me sekretarin e MTI-së, dhe përfaqësues të tjerë kanë qëndruar në Stamboll në një vizitë në institutin meteorologjik UME, duke ndarë përvojat institucionale.

Sipas saj, në vazhdimësi do të ketë bashkëpunim reciprok dhe në këtë mënyrë do të kontribuojnë në ngritjen e cilësisë së punës.

“Vizitë institutit laboratorik të meteorologjisë UME në Turki.

Së bashku me sekretarin e MTI-së, dhe përfaqësues tjerë po qëndrojmë në Stamboll në institutin metrologjik UME duke ndarë përvojat institucionale. Në vazhdimësi do të kemi bashkpunim reciprok dhe në këtë mënyrë do të kontribuojmë në ngritjen e cilësisë së punës krahas instituteve laboratorike siç është kjo e UME-s. Ky institut është i gatshëm që të shkëmbejë përvojat me Agjencinë Kosovare të Meterologjisë.

Ne, institutit laboratorik UME, u jemi falënderues për ftesën dhe mundësinë e ofruar bashkëpunuese dhe për përkrahjen drejt ngritjes së standradeve të Agjencisë Kosovare të Meterologjisë”, ka thënë ajo./Indeksonline/