75 Mall Live Search
19:31 / E Mërkurë, 12 Qershor 2024 / Gj. Sh

Zyrtare: Thiago Motta trajner i ri i Juventusit

Thiago Motta është zyrtarizuar si trajner i ri i Juventusit.

Italiano-braziliani, ka nënshkruar kontratë tre vjeçare, e vlefshme deri më 30 qershorl, 2027, shkruan IndeksOnline.

Sezonin që lam pas, Motta shkruajti histori me Bolognan, duke arritur kualifikimin në Champions League.

“Jam shumë i lumtur që filloj një kapitull të ri në krye të një klubi të madh si Juventusi. Falenderoj pronarët dhe menaxhmentin, të cilët mund të jenë të sigurt për ambicien time për të mbajtur lart flamurin e Juventusit dhe për të kënaqur tifozët.”, ishin fjalët e Mottas pasi u zyrtarizua si trajner i Juventusit.

41-vjeçari e filloi karrierën e tij si trajner në vitin 2018, duke filluar me skuadrën e të rinjve të Paris Saint Germain, skuadra me të cilën ai kishte përfunduar karrierën e tij si lojtar disa muaj më parë. Rrugëtimi i tij si trajner në Itali nisi në pankinën e Genoas në vitin 2019, përpara se të merrte postet e trajnerit në Spezia dhe Bolonja, duke siguruar një kualifikim historik në Champions League me këtë të fundit sezonin e kaluar./IndeksOnline/